AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 08:59

Koronavirusi “pushton” burgun e Beratit, infektohen policë e të burgosur

Koronavirusi “pushton” burgun e Beratit, infektohen policë e

Covid-19 "pushton" institucionin e vuajtjes së dënimit në Berat, ku përveç policëve e gardianëve virusi ka prekur edhe të burgosurit.

Abc News raporton se pesë policë të regjimit të brendshëm dhe atij të sigurisë, si edhe dy të burgosur janë konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë infektimi i të burgosurve ka shtuar frikën dhe panikun mes të gjithë të burgosurve dhe stafit të Burgut.

Sakaq të mërkurën Ministria e Shëndetësisë raportoi 12 raste të reja me COVID-19 në Berat, ndërsa 12 pacientë ndërruan jetë si pasojë e virusit.