AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 08:30

Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Sauk

Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Sauk

Kati i dytë i një banese është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Ngjarja është regjistruar në Sauk, në banesën e shtetasit I.Ll.

Sipas policisë zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa largimi i banorëve nga shtëpia është realizuar në kohë.

Sakaq nga grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjehershëm i banorëve nga sherbimet e Policisë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.