AKTUALITET, 15 Shkurt 2020, 09:31

Koronavirusi/ Porosia e ambasadores Yuri Kim gjatë takimit me ministren e Shëndetësisë: Jini vigjilentë!

Koronavirusi/ Porosia e ambasadores Yuri Kim gjatë takimit me ministren e


Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Pas takimit, ambasada jep detaje rreth asaj që është folur mes ambasadores dhe ministres, ku në qendër të bisedës ka qenë edhe situata lidhur me kooronavirusin që deri me sot ka shkaktuar në total 1523 viktima.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit”- shkruan ambasada në Facebook.