TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Elisa Spiropali, është rikthyer fuqishëm në publik, në mbrojtje të liderit Rama dhe pushtetit të Rilindjes, nga studio e Arian Çanit.
Spiropali tha se Ramës i rritet popullariteti dhe votat, sa herë e sulmojnë dhe se gazetarët janë pa pikë etike kur janë përballë kryeministrit të vendit.
"Sa më shumë sulmohet Rama, aq më shumë i shtohen votat...Gazetarët nuk kanë fare etikë kur kanë kryeministrn përballë.
Studio më studio, zi, zi, zi, krimi, krimi, droga. Ky që qenka diktatori i lejoka të gjitha këto.
Të gjithë këta ne i kemi kundër, i kemi përballë, nga media te opozita agresive dhe ne jemi pushteti totalitar?
Ai që qëllonte në Bulevard, i rrinë gazetarët pronto", tha ndër të tjera Elisa Spiropali, duke vrenjtur herë pas here vetullat, për t'i mëshuar argumentave, përballë Arian Çurrit.
/TPZ.al/