AKTUALITET, 15 Shkurt 2020, 09:21

Shoferi me 175 km/h, policia heq 16 patenta gjatë natës në Tiranë-Durrës: Shoqëria të pret, shpejtësia të vret!

Shoferi me 175 km/h, policia heq 16 patenta gjatë natës në


Polica Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për të parandaluar aksidentet.

Për vetëm disa orë kontrolle janë bllokuar 16 leje drejtimi pasi shoferët qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe janë shpërndarë 14 masa administrative.

“Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtimin e makinës, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike. Misioni jonë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë,”-shkruhet në njoftimin e Policisë.

POSTIMI I PLOTË: