AKTUALITET, 26 Gusht 2021, 18:39

Koronavirusi në Shqipëri, tri viktima dhe 888 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, tri viktima dhe 888 raste të reja

Tri viktima dhe 888 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ndërkohë, 274 janë të shëruarit në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet në qendrën më të afërt të vaksinimit.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 888 qytetarë, në këto bashki:

254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.

Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 888

Të shëruar në 24 orë 274

Të shtruar në spitale 91

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 7725

Testime totale 1,019,885

Raste pozitive 142,253

Raste të shëruara 132,086

Raste Aktive 7681

Humbje jete 2,486

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2900

Shkodër 1322

Vlorë 694

Fier 592

Durrës 527

Lezhë 397

Elbasan 376

Berat 278

Gjirokastër 243

Korçë 156

Kukës 116

Dibër 80.