AKTUALITET, 1 Nëntor 2020, 16:13

Koronavirusi në Shqipëri/ Nëntë humbje jete dhe 327 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Nëntë humbje jete dhe 327 raste

Ministria e shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 327 raste pozitive për Covid-19, nga 1472 testime të kryera në gjithë vendin.

Për sa i përket numrit të të shëruarve, sipas raportimit kanë fituar betejën me sëmundjen 57 persona ndërkohë 293 pacientë ndodhen të shtruar në spitalet Covid.

Bilanci i viktimave ka shënuar rritje duke regjistruar nëntë viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë që prej fillimit të epidemisë në vend.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë ka vijuar apelin e saj për mbajtjen e maskës në të gjitha ambientet, distancimin fizik, dhe ruajtjen e higjienës vetjake.

Përditësimi i situatës i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 327

Të shëruar ne 24 orë 57

Të shtruar në spitale 293

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 1472

Testime totale 126,692

Raste pozitive 21,202

Raste të shëruara 11,246

Raste Aktive 9,438

Humbje jete 518