AKTUALITET, 8 Gusht 2021, 17:26

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 182 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 182 raste të

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 182 raste të reja me koronavirus, nga 3613 teste të realizuara.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor 32 pacientë, ndërsa në të gjithë vendin janë aktive me Covid 1,035 persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.

Aktualisht janë 1,035 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 32 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 182

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3,613

Testime totale 929,945

Raste pozitive 133,912

Raste të shëruara 130,418

Raste Aktive 1,035

Humbje jete 2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 364

Shkodër 159

Vlorë 103

Elbasan 98

Fier 85

Lezhë 60

Berat 49

Durrës 49

Kukës 24

Gjirokastër 20

Korçë 18

Dibër 6.