AKTUALITET, 27 Prill 2021, 15:15

Koronavirusi në Kosovë, tetë viktima dhe 194 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Kosovë, tetë viktima dhe 194 raste të reja

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë konfirmuar 194 raste të reja.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 599 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 92.571 raste.