AKTUALITET, 27 Prill 2021, 15:02

Bllokohet procesi i numërimit në KZAZ 32, në një kuti gjenden nëntë vota tepër

Bllokohet procesi i numërimit në KZAZ 32, në një kuti

Bllokohet procesi i numërimit në KZAZ 32, në shkollën ‘Hoxha Tasim’, pasi në një kuti janë gjetur nëntë vota më tepër. Bëhet fjalë për zonën e Saukut.

Sipas komisionerëve, ka një mosrakordim mes numrit të votave dhe procesverbalit, ku rezultojnë vota tepër.

Aktualisht ky proces është bllokuar, ndërsa vendimi se çfarë do të ndodh me këtë kuti i takon KZAZ-së.