AKTUALITET, 27 Prill 2021, 14:57

Basha takime me Idrizin, Rushaj dhe Tabakun në selinë blu

Basha takime me Idrizin, Rushaj dhe Tabakun në selinë blu

Selia blu po pret në heshtje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve kur mbeten edhe të pakën 7% e votave pa numëruar.

Mesditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një takim të paktën 30 minuta me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi.

Gjatë ditës së sotme në zyrën e Bashës kanë qenë edhe sekretari i PD Gazment Bardhi i cili që prej nisjes së fushatës ishte zhvendosur në qytetin e Elbasanit.

Më pas Basha ka pasur takime edhe me kandidatët Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku.

Burime bëjnë me dije se aktualisht ekipet demokrate po hartojnë denoncimet me rastet e konstatuara të shitblerjes së votës.

Ndërkohë në orët e pasdites pritet një dalje për mediat e kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me qëndrimin e partisë së tij pas rezultatit final.