AKTUALITET, 29 Prill 2021, 15:25

Koronavirusi në Kosovë, nëntë viktima dhe 269 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Kosovë, nëntë viktima dhe 269 raste të

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën nëntë pacientë me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3,262 raste me Covid kanë rezultuar pozitivë 269 persona.

Ndërkohë gjatë 24 orëve janë shëruar 449 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 93, 528 të shëruar.

Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 49 raste, Ferizaj 30 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Gjakovë 13 raste, Prizren 13 raste, Podujevë 12 raste, Klinë 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Pejë 10 raste, Graçanicë 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 7 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë dhe Leposaviq.