AKTUALITET, 29 Prill 2021, 14:59

Garë deri në fletën e fundit në PD, sa shanse ka Agron Kapllanaj të thyeje herësin në Fier?

Në Fier kanë mbetur për t’u numëruar edhe 12 kuti votimi sa i përket votave për kandidatët. Gjatë gjithë numërimit ish-kreu i Bashkisë së Mallkastrës, Agron Kapllanaj ishte pretendenti kryesor për të thyer herësin prej 10,000 votash në Fier.

Por sa shanse ka aktualisht Kapllanaj ta arrijë qëllimin e tij?

Ai u rendit si nr.9 në listën e Fierit nga ana e PD-së ku duket se kryedemokrati Basha i besoi votave të tij personale, synim të cilin Kapllanaj duket se e ka realizuar. Deri më tani ka marrë 9,252 vota nga 568 kuti të numëruara.