AKTUALITET, 27 Gusht 2020, 15:13

Koronavirusi në Kosovë/ Ndërrojnë jetë gjashtë persona, 141 raste të reja me Covid-19

Koronavirusi në Kosovë/ Ndërrojnë jetë gjashtë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë gjashtë persona ndërruan jetë nga Covid 19, duke çuar në 498 numrin e personave. Kjo u bë e ditur përmes raportit zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 141 persona.

Ky institucion ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.