AKTUALITET, 27 Gusht 2020, 13:49

I moshuari ndërron jetë nga koronavirusi në Peqin, përgjigja e tamponit del pas varrimit

I moshuari ndërron jetë nga koronavirusi në Peqin, përgjigja


Një 72-vjeçar ka ndërruar jetë në Peqin si pasojë e Covid-19.

Abc News raporton se përgjigja pozitive e tamponit ka dalë pas vdekjes.

Mësohet se familjarët e të moshuarit nga fshati Gjocaj e kanë marrë sot përgjigjen e tamponit.

Tamponi 72 vjeçarit ju mor 24 orë përpara se të ndërronte jete dhe përgjigja i erdhi 72 ore pasi ishte varrosur.

Ndërkaq, janë infektuar me koronavirus edhe dy anëtarë të tjerë të familjes së vīktimës.

Situata nga koronavurusi në vend vijon të jetë shqetësuese. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi 168 raste të reja dhe katër humbje jete në dy spitalet Covid.