AKTUALITET, 27 Gusht 2020, 12:08

Dje foli serbisht dhe mbështeti Gjukanoviç, Rama "bën kthesë", mesazh pro partive shqiptare

Dje foli serbisht dhe mbështeti Gjukanoviç, Rama "bën

Ditën e djeshme u publikua një video mesazh i kryeministrit Edi Rama, ku ai shfaqte përkrahjen për Milo Gjukanoviçin dhe partinë së tij Social Demokrate, në zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi më 30 Gusht.

Shfaqja e Ramës dhe mesazhi që përmbante edhe disa fjali në serbisht, habitën shumëkënd, për faktin se në këto zgjedhje marrin pjesë edhe parti shqiptare, të cilat kandidojnë të bashkuara në një koalicion.

Reagimet e shumta pas kësaj video, duket se e kanë shtyrë kryeministrin të regjistrojë një mesazh të ngjashëm, ku u drejtohet shqiptarëve që të votojnë partitë shqiptare.

Pra, me sa duket, Rama e ka patur thirrjen e djeshme për votuesit malazezë, që të votojnë Gjukanoviçin dhe thirrjen e sotme, për votuesit shqiptarë, që të votojnë shqiptarët.

Me gjithë këto mesazhe drejtuar etnive të ndryshme, një gjë është e sigurtë, Edi Rama i ka shumë qejf zgjedhjet në vendet e tjera dhe përfshihet "me mish e me shpirt" në to, njësoj si në zgjedhjet e shkuara presidenciale në SHBA, kur e quajti Trump-in "turpin e civilizimit".

/TPZ.al/

VIDEO: