AKTUALITET, 27 Gusht 2020, 13:38

Vdēkja e të moshuarit në Vlorë, shoqërohen nëntë persona, dyshimet e policisë

Vdēkja e të moshuarit në Vlorë, shoqërohen nëntë


Policia e Vlorës ka shoqëruar nëntë persona në lidhje me ngjarjen ku u gjet i vdēkur në banesë 91-vjeçari, Seri Petanaj.

Këta persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje, ndërsa policia dyshon se i moshuari është vrārë.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdēkjes, por në trupin e 91-vjeçarit janë gjetur dëmtime që dyshohet se janë të shkaktuara nga goditja me mjet prerës.

91-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërsa ditën e djeshme u gjet pa shenja jete.

Fqinjët e të moshuarit kanë deklaruar se ai është gjetur në tualetin e banesës së tij, i qëlluar, ndërsa edhe është grabitur.