AKTUALITET, 13 Korrik 2021, 17:55

Koronavirusi në Greqi/ Humbin jetën katër persona, 3109 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Greqi/  Humbin jetën katër persona, 3109 raste

Një numri i lartë rastesh të reja janë konfirmuar këtë të martë në Greqi gjatë dy muajve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se janë konfirmuar të infektuar me Covid 3 109 raste të reja dhe kanë humbur jetën vetëm katër persona.

Raporti i ministrisë bën me dije se në spital në gjendje të rëndë vijojnë të jenë 133 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin fqinj kanë humbur jetën 12 806 persona mes të cilëve 95.2 % kanë qenë me sëmundje shoqëruese dhe mbi 70 vjeç.

Ndërkaq janë konfirmuar të infektuar me Covid 444,783 raste mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid, 410,407 qytetarë.