AKTUALITET, 13 Korrik 2021, 15:31

Arrestimi i ish-presidentit shkakton trazira në Afrikë, 30 viktima dhe 800 të arrestuar

Arrestimi i ish-presidentit shkakton trazira në Afrikë, 30 viktima dhe

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën deri më tani, mes protestave që kanë përfshirë Afrikën e Jugut pas arrestimit të ish-Presidentit Jacob Zuma, ndërsa 800 persona janë arrestuar.

Protestuesit u përplasën me policinë gjatë fundjavës, duke shkatërruar qendrat tregtare dhe duke bllokuar autostradat. Ministri i policisë Bheki Cele u tha gazetarëve të martën se nëse protestat do të vazhdonin, ekzistonte rreziku që në disa zona të kishte mungesë ushqimesh.

Kryeministri KwaZulu-Natal Sihle Zikalala tha se rreth 26 njerëz mbetën të vrarë në një provincë, duke përfshirë një djalë 15-vjeçar. Gjashtë viktima janë konfirmuar në Gauteng, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Zyrtarët kanë akuzuar disa grupe që kanë përfituar nga zemërimi mbi burgosjen e Zuma për të kryer veprime kriminale, gjithashtu zemërimi për papunësinë dhe varfërinë po nxisin kaosin