AKTUALITET, 11 Mars 2020, 15:49

Koronavirusi/ “Lufthansa” anullon 23 mijë fluturime deri në 24 prill

Koronavirusi/ “Lufthansa” anullon 23 mijë fluturime deri

Kompania gjermane e fluturimeve ajrore, "Lufthansa", bëri të ditur se anulloi 23 mijë fluturime deri në 24 prill për shkak të koronavirusit.

Anullime të mëtejshme priten për javët në vazhdim, si dhe për një periudhë të mëvonshme, tha kompania gjermane.

Fluturimet prekin kryesisht Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Kompania “Lufthansa” ka rreth 780 avionë në flotën e saj dhe e mbylli vitin e kaluar me një mesatare prej 3226 fluturimesh në ditë.

/TPZ.al/