AKTUALITET, 11 Mars 2020, 15:32

Koronavirusi në Itali/ Ndërron jetë presidenti i Urdhrit të Mjekëve

Koronavirusi në Itali/ Ndërron jetë presidenti i Urdhrit të

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në Itali. Bëhet fjalë për mjekun e njohur Roberto Stella, 67 vjeç.

Presidenti i Urdhrit të Mjekëve në Vareze vdiq në spitalin e Komos në Itali, ku ishte shtruar nga 6 marsi, për probleme me frymëmarrjen.

Stella rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së mjekut.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia, për humbjen e Roberto Stellës, një mjek dhe një pikë referimi për shëndetësinë italiane”, shkruan ministri.

Sipas medieve italiane, e gjithë familja e tij ndodhet aktualisht në izolim shtëpiak, për shkak të protokollit të marrë nga shteti italian në luftën kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës.

/TPZ.al/