TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Humb betejën nga COVID-19 ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku.
Mësohet se prej një muaji Sanxhaku po kurohej në Turqi, por nuk mundi të shpëtonte.
Ai ka drejtuar bashkinë e Lushnjes në siglën e LSI-së nga viti 2007 deri në 2011. Sanxhaku ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi si Zëvendës i Fondit të Kujdesit Shëndetësor.
Ndërkohë, sot më herët ka ndërruar jetë edhe vëllai i Ylli Ndroqit, Lulzim Pasmaçiu. Ky i fundit ishte i shtruar në spitalin COVID-2, por nuk mundi të mbijetonte.
Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Numri i vīktimave në vend ka shkuar në 230 dhe aktualisht të infektuar janë 3453.