TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli Ndroqi ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të të vëllait Lulzim Pasmaçiu i cili humbi betejën me koronavirusin.
Ai e cilëson atë si gjysmën pa të cilën nuk do ishte ai që është sot.
Lulzim Pasmaçiu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pak ditë pasi ishte shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.
“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti.
Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin.
Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse?
Përse Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.