AKTUALITET, 10 Mars 2020, 09:16

Koronavirusi/ Braçe: I infektuari i gjashtë ishte vetëm për disa orë në Milano, vizitoi dajën e shtruar në spital

Koronavirusi/ Braçe: I infektuari i gjashtë ishte vetëm

Zv. kryeministri Erion Braçe ka zbuluar detaje rreth 31- vjeçarit që importoi në Shqipëri koronavirusin nga Milano e Italisë. Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm disa orë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital. Braçe ironizon duke thënë se dashuria me madhe për njëri- tjetrin e përhap me qejf koronavirusin por nga ana tjetër i bën apel të gjithë shqiptarëve që vijnë nga Italia apo çdo zonë e saj të vetkarantinohet në shtëpinë e tij për të shpëtuar veten dhe njerëzit e afërm. STATUSI I ERION BRAÇES NJEREZ NESE KENI QENE NE ITALI DY JAVET E FUNDIT RRINI NE SHTEPI! MOS DILNI! MOS SHKONI NE KAFE A RESTORANTE! INFEKTONI TE TJERE KESHTU! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; E DIME MIRE, NE JEMI POPULL SHUME SOCIAL, “BEHEMI SHUME” ME NJERI TJETRIN! I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, NESE KE QENE NE ITALI, VETEKARANTINOHU! RI NE SHTEPINE TENDE! SHPETON VETEN DHE GJITHKEND QE DO!