AKTUALITET, 9 Mars 2020, 23:29

Çfarë e pret Shqipërinë pas ardhjes së Covid-19? Shefja e Infektivit zbardh skenarët: Spitali në Durrës mund të kthehet në karantinë

Çfarë e pret Shqipërinë pas ardhjes së Covid-19?

Shefja e shërbmit infektiv në QSUT, Najada Çomo, foli në "Open" në Top Channel, për skenarët e mundshëm për situatën e koronavirusit në Shqipëri, ku tha se jemi të përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

“Si fillim dua të theksoj se jemi të përgatitur për çdo skenar të mundshëm! Si skenar i parë presim rreth 79 persona në spitalin e infektivit.

Si skenar i dytë është spitali në Durrës që kthehet në karantinë. Ku edhe për këtë skenar jemi të përgatitur. Si skenar i fundit në qoftë se Shqipëria mbytet nga përhapja e koronavirusit është që çdo spital ka dhomat e veta për të mbajtur të infektuarit’– tha shefja e shërbimit infektiv në QSUT Najada Çomo./Hapur.al/