AKTUALITET, 28 Mars 2020, 10:37

Koronavirusi/ Basha video sensibilizuese për qytetarët: Qëndroni në shtëpi

Koronavirusi/ Basha video sensibilizuese për qytetarët: Qëndroni


Përmes një video sensibilizuese të publikuar në facebook, kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar sot shqiptarëve lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Basha apelon të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikëri udhëzimet mbi distancimin social dhe higjienën si edhe këshillat e mjekëve.

Postimi:

Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën!

Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!