TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Baton Haxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", ku ka folur për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Ai u ndal tek një referencë që Albin Kurti bëri gjatë fjalimit të tij në parlament, ndaj të dërguarit të Trump, Grenell. Haxhiu shprehet se kjo ishte një referencë ndaj faktit që Grenell është homoseksual dhe se Kurti është një homofob, që e targetoi Grenellin për orientimin e tij seksual.
"Albin Kurti tha në parlament, unë nuk i shtrihem Grenellit, pra ishte një referencë homofobe. Këto janë gjëra të rënda, janë jo etike. Një njeri i periferisë së botës, në një vend me dy milionë banorë, jep këto etiketime, për njeriun që ka 17 agjensi spiunazhi nën kontroll, ose je i çmendur, ose i paditur, ose guximtar që ka bombat atomike afër. Ky diskurs, i madhështisë së fjalës, që dinë të kenë njerëzit kinse të lexuar, është i papranueshëm, ofendues dhe i poshtër.
...Të flasësh ashtu në parlament, duhet të kesh moment të rëndë me pjesën e ndërgjegjes tënde. Kur je intelektual i vetëm dhe do të merresh me filozofi dhe shkrime, quaje si të duash sepse mban përgjegjësi personale. Por, jo kryeministri në emër të dy milionë qytetarëve, është e papranueshme, sepse hakmarrja nuk i drejtohet vetëm atij, por edhe zgjedhësve, është e papranueshme, e pafalshme. E ka detyruar zotin Grenell, që sot të thotë, jam i lumtur dhe krenar që jam homoseksual, ndihem krenar që i takoj këtij grupimi", u shpreh Baton Haxhiu.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/03/28/richard-grenell-jam-krenar-qe-jam-homoseksual-homofobia-duhet-te-denohet-gjeresisht/