AKTUALITET, 27 Mars 2020, 23:32

Rrëzimi i Albin Kurtit/ Çani i bën pyetjen epike Baton Haxhiut: Mos u nxitove që ike nga Klan Kosova?!

Rrëzimi i Albin Kurtit/ Çani i bën pyetjen epike Baton Haxhiut:

Mbrëmje e sotme, në emisionin "Zonë e Lirë", ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me Skype, analisti Baton Haxhiu.

Arian Çani, i ka bërë një pyetje mjaft të drejtpërdrejtë analistit. Ai e pyei Haxhiun, nëse pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit mendon se është nxituar për largimin e tij nga drejtimi i televizionit "Klan Kosova".

"Tani që ra qeveria, Baton, mos u nxitove me largimin nga Klan Kosova?", ishte pyetja e moderatorit.

Haxhiu u përgjigj se largimi i tij është përfundimtar dhe se nuk do të rikthehet në televizion. Ai shtoi se ndryshimi i qeverisë nuk kishte lidhje me detyrën e tij.

Arian Çani: Domethënë edhe po të vijnë pronarët e Klan Kosova të të luten, hajde ktheu, nuk pranon?

Baton Haxhiu: Jo, jo është e mbyllur.

/TPZ.al/