AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 09:41

Koronavirusi/ Basha akuza të forta Ramës: Pasi shkatërrove ekonominë po shkatërron shëndetësinë

Koronavirusi/ Basha akuza të forta Ramës: Pasi shkatërrove


Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar këtë të hënë në lidhje me situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Basha përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se dje është shënuar rekord i rasteve të reja me Covid në vendin tonë dhe qeveria nuk ka asnjë përgjigje në lidhje me këtë.

Sipas liderit të opozitës spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

POSTIMI:

Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama?

Asgjë!

Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiparëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet.

Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.