AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 08:45

Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Gjashtë sendet personale që duhet të merrni me vete


Ministria e Shëndetësisë bën apel për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në njoftimin e shpërndarë në faqen e saj zyrtare Ministria e Shëndetësisë rekomandon tre hapat që duhen ndjekur për të këputur zinxhirin e infektimit, përfshirë kë ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe larjen e shpeshtë të duarve.

“-Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

-Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

-Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, rekomandon Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë me anë të një fotoje ilustruese rekomandohen sendet personale që duhet të kemi me vete për parandalimin e Covid-19:

Maskë, dezinfektant, larës duarsh, shishe personale, kartëpeceta dhe vitaminë C.