AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 20:57

Melanie Trump reagon për herë të parë: Çdo votë e ligjshme duhet të numërohet, populli amerikan meriton zgjedhje të drejta

Zonja e Parë në detyrë e SHBA-ve Melanie Trump ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Melanie shprehet se çdo votë e ligjshme duhet të numërohet, ndërsa thotë se populli amerikan meriton zgjedhje të drejta.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshme – jo e paligjshme – duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkruan Melania Trump.

Bashkëshorti i saj, Donald Trump, president në detyrë nuk ka pranuar humbjen në zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të nisë betejën ligjore.