LIFESTYLE, 15 Mars 2020, 20:38

Koronavirusi/ RTV ORA ndërpret transmetimet e programeve ‘live” dhe ato argëtuese me të ftuar

Koronavirusi/ RTV ORA ndërpret transmetimet e programeve ‘live”

Në betejën me COVID-19, jeta jonë e përditshme po ndryshon në çdo aspekt, në çdo komunitet, në çdo event. Si asnjëherë më parë, i gjithë globi i është nënshtruar masave të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Pas udhëzimeve të fundit të autoriteve në vend, “Yldon Media Group” ka vendosur të zbatojë një plan masash, për të mbrojtur personelin dhe për të vijuar misionin e informimit të publikut.

Për këto arsye, Radio Televizioni Ora News ndërpret transmetimin e programeve “live”, ato “Talk-Show” dhe argëtuese, ku ka përqendrim të ftuarish, stafe gazetareske, deri në një njoftim të dytë.

Sipas, drejtuesve të televizionit të njohur informativ, kjo bëhet për të mbrojtur secilin prej punonjësve, por dhe familjarë dhe të afërmëve të tyre.

Informacioni do të vazhdojë me edicione të rregullta informative dhe “breaking news”, në Ora News dhe RTV Ora, ndërkohë që sipas drejtuesve, do të ketë edhe një program filmash cilësorë, dokumentarë, etj.

[video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/03/video-1584300020.mp4"][/video]