AKTUALITET, 1 Shtator 2018, 09:38

Grabitet me armë biznesmeni në Cërrik

Grabitet me armë biznesmeni në Cërrik

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Cërrikut.

Burime nga policia thanë se, një person i maskuar dhe me armë ka grabitur pronarin e një pike këmbimi valutor.

Ai i ka marrë paratë dhe është zhdukur.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për autorin e grabitjes.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Në lagjen  nr.1,  Cërrik , rreth orës 06.40 minuta,  shtetasi A. N., 51 vjeç,  deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë,  në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar  grupi hetimor  ku po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.