AKTUALITET, 31 Gusht 2018, 23:12

Shpallet në kërkim një grua, bëri aksident, kërcënoi dhe i iku Policisë

Shpallet në kërkim një grua, bëri aksident,

Policia e Tiranë bën të ditur se ka shpallur në kërkim një grua 46-vjeçare, të identifikuar me inicialet M.K..

Mësohet se gruaja ka qenë protagoniste e një aksidenti automobilistik, pas të cilit, ajo ka kërcënuar me jetë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, për t’ju shmangur përgjegjësisë.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 30. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetases M. K., vjeçe 46, banuese në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 273 e 84 të Kodit Penal.