AKTUALITET, 23 October 2026, 17:00

Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, Nufi: Angazhohemi për paqe dhe siguri

Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Marrëveshja u nënshkrua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe komandanti i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.

Duke komentuar marrëveshjen, ministri Nufi theksoi se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza.