TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koperatina e revistës "The Economist" për këtë javë, është një ilustrim mjaft domethënës i asaj që po i ndodh botës, për shkak të virusit vdekjeprurës Covid-19.
Në kopertinë, është planeti ynë, me një tabele ku shkruhet "Mbyllur", njëlloj si një dyqan lagjeje, për të treguar se si koronavirusi, ka paralizuar mbarë botën dhe po gjunjëzon edhe ekonomitë e shteteve më të fuqishme.
"Planeti Tokë është duke u mbyllur për shkak të Covid-19. Lufta për të shpëtuar jetë dhe ekonominë botërore, do të vendosë përballë liderëve, disa zgjedhje të tmerrshme", shkruhet në faqen e facebook të revistës.
Deri në këto momente, 11,180 persona kanët humbur jetën në mbarë globin, për shkak të koronavirusit. Qeveritë në vende të ndryshme, kanë nisur aplikimin e masave radikale, mbyllje masive të bizneseve, ndalime dhe karantinë në shkallë të gjerë, në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar shumë jetë.
Virusi Covid-19, që ka shkaktuar një pandemi, po vendos në vështirësi të mëdha sistemet shëndetësore të shumë vendeve dhe paraqet një rrezik të madh për ekonominë globale.
Kopertina e "The Economist":
