AKTUALITET, 20 Mars 2020, 21:30

Shkon në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi

Shkon në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi në

Ka shkuar në dhjetë numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi, si pasojë e koronavirusit.

Viktima e fundit është një 93-vjeçare.

Gruaja u konfirmua me koronavirus në Spitalin Universitar të Rio, por rezultoi edhe me probleme serioze shëndetësore, si diabet dhe sëmundje të frymëmarrjes, shkruan Zougla.gr.

Gruaja vinte nga Ilia dhe është viktima e parë femër që ka ndërruar jetë nga virusi COVID-19 dhe viktima e katërt brenda 24 orësh.

Ndërkohë numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 495, pas evidentimit te 31 rasteve te reja.

Më herët ndërroi jetë një 80-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin e Pamakaristos, në Athinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, Sotiris Tsiodras në një konferencë për mediat njoftoi se numri i të infektuarve në Greqi dje ishte 464.

Nga këto, 72 janë me origjinë të papërcaktuar, 78 pacientë janë shtruar në spital dhe 16 prej tyre janë intubuar.