AKTUALITET, 20 Mars 2020, 22:37

Pas lajmit të mirë se dy pacientë rezultuan negativ me COVID-19, reagon Meta: Bravo të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer!

Pas lajmit të mirë se dy pacientë rezultuan negativ me COVID-19,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të mirë që ndau me të gjithë shqiptarët ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, se dy pacientë me COVID-19 do të lenë spitalin, pasi në testin final rezultuan negativ.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit thekson se, ky është lajmi i mirë i mbrëmjes që kishin nevojë të dëgjonin të gjithë. Ndërsa ka shpërndarë mesazhin e Manastirliut, Meta ka falënderuar ekipin e mjekeve të Infektivit.

MESAZHI I METËS

Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! ?❤

Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! ?

Forca të gjithëve! ?

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??