TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jasi Asani me shumë gjasa do të vijojë karrierën në Hungari, pas aventurës pozitive me Partizanin.
Nga raportimet e fundit mësohet se 26-vjeçari i lindur në Shkup do të transferohet në Hungari të skuadra e Kisvardas, që këtë sezon e mbylli kampionatin në vendin e pestë në elitën e futbollit hungarez.
Palët kanë rënë dakord dhe sipas “Supersport” bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe një sezon tjetër. Javën e ardhshme pritet që Asani të hedhë firmën në kontratë dhe t’i bashkohet zyrtarisht ekipit të ri.
Vlen të theksohet fakti se gjatë sezonit të fundit me fanellën e Partizanit, Asani realizpo 8 gola, duke qenë një ndër futbollistët më të dalluar te “Demat e Kuq”.