SPORT, 5 Qershor 2021, 16:40

Publikohen formacionet zyrtare, Kombëtarja me Manajn dhe Balajn në sulm. Ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Uellsit


Kombëtarja kthehet në fushë dhe luan një ndeshje miqësore ndaj Uellsit në Kardif, prej orën 18:00, me Rejën, që mes mungesash do provojë të kualidojë lojën për të qenë gati për ndeshjet e shtatorit, kur nisin kualifikueset për Botërorin 2022.

Nga Uellsi, Reja u shpreh dje se e ka gati formacionin për ndeshjen e nesërme dhe pritet që të mos i ndahet formacionit 3-5-2. Tashmë zgjedhjet e tij janë konfirmuar. Në portë, në mungesë të Berishës e Strakoshës, do shohim Gentian Selmanin. Mbrojtja është me më të mirët.

Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli qëndrojnë para ish-gardianit të Laçit. Mesfusha do jetë me 5, me dy “raketa” në krahë: Doka dhe Lenjani. Ndërkohë treshja e qendrës përbëhet nga Abrashi, Çekiçi dhe Bare. Balaj e Manaj luajnë në sulm.