SPORT, 5 Qershor 2021, 20:18

Barazimi me Uellsin/ Reja: Treguam vlerat tona. Të ndryshojmë sjellje në kundërsulm!

Barazimi me Uellsin/ Reja: Treguam vlerat tona. Të ndryshojmë sjellje

Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare, foli për mediat pas ndeshjes. Gjatë analizës së tij, Reja deklaroi:

“Duhet të marrim na konsideratë edhe faktin që ekipi kundërshtar është i fortë. Nuk ishte e lehtë pjesën e dytë, ata aktivizuan edhe një sulmues tjetër të fortë.

Në pjesën mbrojtëse luajtëm mirë, por bëmë pak në sulm. Uellsi është një skuadër shumë e fortë. Duhet të ndryshojmë sjellje në kundërsulm, duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë.

Kemi bërë mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë vuajtëm. Kur skuadrat kundërshtare bëjnë presing dhe zhbalancohen, duhet të jemi të aftë të hidhemi në kundërsulm dhe t’i ndëshkojmë. Rezultati mbetet pozitiv, por edhe paraqitja mbetet pozitive.

Balaj luajti mirë. Manaj dihet që është i mirë me topin, është një nga sulmuesit më të mirë që kemi. Më pëlqyen të katërt sulmuesit. Selmani ishte debutues, por luajti mirë dhe tregoi personalitet. Edhe në topat e lartë ishte shumë mirë, besoj se gjetëm një lojtar të ri që mund të na shërbejë në të ardhmen.

Mund të kemi bërë ndonjë gabim në dalje, por në përgjithësi kemi bërë mirë. Uellsi është ekip i fortë të bën presing, por treguam vlera në aspektin karakterial dhe në duele. Nëse fitojmë më shumë siguri kur rinisim aksionet, do të ishte një hap i madh i hedhur përpara“, theksoi Edy Reja.