TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikthimi i Massimiliano Allegri te Juventusi mund të pasohet në rikthime të tjera, këtë herë në lojtarë. Miralem Pjanic nuk është në planet e Barcelonës dhe mund të largohet, me bardhezinjtë, që mund ta sigurojnë me parametra zero.
Allegri e pëlqen shumë yllin e Bosnjes dhe i ka kërkuar drejtuesve ta shqyrtojnë rikthimin e ballkanasit. Një tjetër dëshirë e trajnerit është Paul Pogba. Mesfushorit i skadon kontrata në verën e vitit të 2022 dhe në të tilla kushte rikthimi në Torino është mundësi.
Juventus është e sigurt se do e provojë, duke shfrytëzuar dhe marrëdhënien e mirë me agjentin e francezit, Mino Raiola. Juve është në kërkim edhe të një qendërsulmuesi dhe kandidaturat janë Mauro Icardi dhe Arek Milik.