TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armenia akuzoi sot Turqinë për mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake për Azerbajxhanin. Ministria e Jashtme armene tha në një deklaratë se Turqia ka një “prani të drejtpërdrejtë në terren“.
Armenia tha gjithashtu se ekspertët ushtarakë turq po “luftonin në anën” e Azerbajxhanit dhe se po përdoren armë turke, duke përfshirë dronë dhe aeroplanë luftarakë. Por pala azerbajxhanase, i ka mohuar akuzat.
Në të njëjtën kohë, Turqia deklaroi sot se Armenia duhet të ndalojë pushtimin e territorit të Azerbajxhanit. Karabaku është zona ku përplasen forcat armene dhe azere.