AKTUALITET, 31 Mars 2018, 12:52

Protesta në tunelin e Kalimashit, por Rama njofton një tjetër rrugë me pagesë

Protesta në tunelin e Kalimashit, por Rama njofton një tjetër

Ndërsa në rrugën e Kombit në Kukës protestohej për vendosjen e taksës së qarkullimit, kryeministri Rama ndodhej në Vlorë, aty ku njoftoi një tjetër rrugë me pagesë. Por ndryshe nga rruga e Kombit, rruga Kashar-Rrogozhinë –Vlorë do të ndërtohet me PPP.

“Kemi mundësi të fillojmë me projektin Kashar-Rrogozhinë-Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë. Pra kemi skemat e PPP, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës qe vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione qe duhen”,- tha kryeministri.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë prezantimit të projekteve të strategjisë së re të punësimit në Vlorë.