TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi të mërkurën mbrëma mposhti 3-1 Romën duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Ronaldo, Bentancur dhe Bonucci shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër” dhe u duk se gjithçka po shkonte mirë, por Danilo pësoi një dëmtim në pjesën e parë.
Mbrojtësi i djathtë brazilian u detyrua t’i linte vendin shokut të skuadrës, Cuadrado. Për fatin e tij të keq, ai do të qëndrojë disa kohë pushim.
Lojtari i blerë nga Sarri në merkaton e verës i është nënshtruar testeve mjekësore dhe u zbulua se ka pësuar dëmtim në muskujt e kofshës së djathtë. Braziliani do të bëjë kontrolle të tjera për të përcaktuar kohën e rikuperimit dhe i bie të mungojë në të paktën tri ndeshje.