TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ceremoninë e “Global Soccer Awards” që u zhvillua në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, trajneri më i mirë i vitit u shpall Jurgen Klop, i cili fitoi Champions League me Liverpulin.
Pikërisht për suksesin e arritur në drejtimin e Klop, Liverpuli u shpall skuadra më e mirë e vitit 2019.
Në këtë ceremoni u ndanë dhe disa çmime të tjera.
Kristiano Ronaldo fitoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2019”. CR7 kishte si konkurrentë rivalin e tij të madh, Lionel Mesi, dhe dy futbollistët e Liverpulit, Mohamed Salah e Virgin van Dijk.