TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli i Jurgen Klop ka mbyllur vitin me një tjetër fitore dhe në gjysmën e parë të sezonit, ka regjistruar shifra mbresëlënëse që vështirë se mund të përsëriten. Suksesi i sotëm 1-0 ndaj Wolverhampton, edhe pse mes vështirësive e polemikave, ka mbyllur një pjesë të parë të sezonit që sheh ekipin të regjistrojë 18 fitore e një barazim në 19 ndeshje, me 55 pikë që janë të paarritshme për cilindo ekip tjetër.
Ndeshja u vendos nga dy episode në fundin e pjesës së parë. I pari ishte goli që i dha avantazhin Liverpulit me një goditje të Mane që çoi topin në rrjet ndërsa gjyqtari u konsultua gjatë me VAR para se të vendoste se ishte goli i rregullt, pasi e kishte anuluar më kot për një prekje me dore të Lallana që e kishte ulur topin me sup.
Më pas, erdhi momenti i polemikave, pasi Neto dërgoi topin në rrjetë në shtesën e pjesës së parë, por gjyqtari pas një vëzhgimi të gjatë të VAR e anuloi për çështje centimetrash barazimin që duhej të ishte i merituar për Wolverhampton pasi e kërkoi golin më me ngulm edhe në pjesën e dytë. Skuadra e Nunjo iu afrua shpesh barazimit, sidomos në fundin e ndeshjes, por pritjet e Allison dhe pasaktësia e sulmuesve të ekipit mik bënë që Liverpuli të mbyllte vitin me festë para tifozëve të vet. Ekipi i vendit të dytë që ka luajtur një ndeshje më shumë, Leisteri, është 13 pikë larg.