AKTUALITET, 29 Dhjetor 2019, 22:38

“Ia copëtoi trupin me thikë, e futi në qese dhe e hodhi në kosh” – i riu masakron kumbarin sepse i dhunoi nënën

“Ia copëtoi trupin me thikë, e futi në qese dhe e hodhi

Një 21-vjeçar është autori vrasjes së 52-vjeçarit, të cilin e kishte kumbar në Petrolanë, të Greqisë. I riu pasi e ka vrarë kumbarin emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e ka hedhur atë një kosh plehrash.

Vitet e fundit, 52-vjeçari ka qëndruar në banesën në Petralona, ​​ku i riu jetonte me nënën e tij dhe ditët e fundit fqinjët kanë pyetur veten, në ditët e fundit, se ku ishte 52-vjeçari.

Policia ishte telefonuar nga pronari i kafenesë që ai frekuentonte, të cilët i thanë autoriteteve se nuk e kishin parë atë prej ditësh.

Pronari i lokalit tha për viktimën:

“Ai mungonte prej dy ditë, nuk e pashë atë dje në dyqan, u shqetësova. Shkova dhe i rashë ziles. Unë e pyeta 21-vjeçarin se çfarë ndodhi dhe ai u përgjigj: Ai do bëjë jetën e tij dhe ne do të kemi gjyqin tonë”.

Më pas pronari i lokalit ka treguar se kishte pyetur nënën e djalit dhe ajo i ishte përgjigjur duke thënë se: “E di që me siguri ai do ta vriste”.

Një tjetër banor i zonës flet thotë se 21-vjeçari ka të ngjarë të ketë probleme psikologjike, ndërsa referuar viktimës, ai shprehet se shpesh e shikonte të dehur tek kafeneja që frekuentonte.

Ndërsa vetë 21-vjeçari ka thënë për policinë se e kishte vrarë 52-vjeçarin sepse po abuzonte nënën e tij.

“Kam dashur ta vras ​​atë prej kohësh”, tha ai.

Ai tregoi se mori thikën dhe ndërsa kumbari i tij ishte në gjumë filloi ta godiste atë. Më pas e copëtoi dhe e hodhi në plehra.

Kamerat nga vendi konfirmuan ato që thanë autori. Ai ishte kapur duke hedhur kumbarin e tij në plehra, brenda një qese plehrash, në 1:44 të mëngjesit të së Premtes.

Nga ekspertiza rezultoi se si nëna ashtu edhe djali kanë probleme psikologjike, kështu që gruaja u shtrua në klinikën psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm “George Gennimatas”.