TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 58-vjeçare ka përfunduar në prangat e Policisë së Skraparit pasi dyshohet për kultivim të bimëve narkotike.
58-vjeçarja me iniciale H. G., bashkë me bashkëshortin e saj, E. G., dyshohet se mbillnin kanabis në tokën e tyre.
Gjatë aksionit të Policisë është bërë i mundur vetëm arrestimi i gruas, ndërsa bashkëshorti është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Skrapar
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohet autorja e dyshuar e tentativës për kultivim, shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Gërmenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasen H. G., 58 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin E. G., 58 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”), banues në fshatin Gërmenjë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuara cannabis sativa në tokën në pronësi të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.