AKTUALITET, 17 Korrik 2018, 17:00

Hapen aplikimet për Shkollën e Policisë, çfarë duhet të dini për konkursin

Hapen aplikimet për Shkollën e Policisë, çfarë duhet

Janë bërë publike kriteret të cilat duhet të plotësoni për tu bërë pjesë e konkursit për në Akademinë e sigursë. Policia e shtetit ka bërë publike të gjithë procedurta që duhte te ndiqni për të qene pjesë e ketij konkursi. Ja njoftimi i policisë së shtetit: Shpallen aplikimet për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, Kolegji Profesional i Lartë, Kolegji i Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”

Me qëllim kryerjen e një procesi përzgjedhës të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit, Policia e Shtetit bën me dije të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurojnë në Akademinë e Sigurisë për “Patrullë të Përgjithshme”, se në 20 Korrik 2018 hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar të ndjekin studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Aplikimi do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Procesi i aplikimit është i hapur deri në 20 Shtator 2018 dhe formularët e aplikimit mund të tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë.

Në përfundim të të gjithë procesit të konkurimit do të përzgjidhen 150 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë, nga të cilët 19 % për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 1.9% për minoritetet. Kur nuk plotësohet kuota e përcaktuar për gjininë më pak të përfaqësuar dhe minoritetet do të merren në rend zbritës aplikantët, të cilët përfaqësojnë po këto kategori, por që duhet të kenë arritur minimumin e pikëve për t’u shpallur fitues. Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti për të ndjekur studimet në Akdeminë e Sigurisë Kolegji i Lartë Profesional “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme” janë:

të jetë shtetas shqiptar;

të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje;

të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie;

të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Dokumentacioni për aplikim

Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

formularin e aplikimit;

fotokopje të kartës së identitetit;

dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;

fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

certifikatë të gjendjes gjyqësore;

vërtetim nga gjykata;

vërtetim nga prokuroria;

raport mjeko-ligjor;

fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);

dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;

mandat pagesën e tarifës së aplikimit.

Radha e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve

Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurimit do të ndiqen hapat e mëposhtëm:

dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore;

shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara;

verifikimi paraprak i aplikantëve për rekorde të mundshme kriminale;

njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin;

dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve, që plotësojnë kriteret e përcaktuara;

hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë kriteret dhe caktimi i numrit kodik për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore;

pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin kodik nga strukturat vendore të burimeve njerëzore;

publikimi në ëebsit-in e Policisë së Shtetit dhe në media i njoftimit për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen;

procesi i apelimit;

konkurimi.

Shqyrtimi i dokumentacionit dhe procesi i ankimimit

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.

Aplikanti që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e Burimeve Njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes.

Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

Programi dhe fazat e konkurrimit

Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit:

testimi me shkrim;

testimi i aftësive fizike;

intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit;

testimi psikologjik;

kontrolli shëndetësor;

marrja e shenjave të gishtave;

verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive Vendore të Policisë do t’u japin të gjithë aplikantëve formularin e aplikimit, informacionin e nevojshëm për procedurat, kërkesat dhe çdo lloj testimi e verifikimi, si dhe për ushtrimin e të drejtës së apelimit.

Të gjithë aplikantët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën [email protected] ose në faqen zyrtare në facebook “Policia e Shtetit”.